Lajmet e fundit
Kampioni i Gjermanisë fitoi me mund të madh ndaj Wolfsburg, duke thelluar dallimin e pikëve në renditjen e klasifikimit me skuadrën e dytë

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Wolfsburg me rezultat 2:1, në kuadër të xhiros së radhës të Bundesligës.
Skuadra kampione e Gjermanisë u gjend në disavanazh në minutën e tetë të takimit, pas golit të Daniel Didavi.
Në pjesën e dytë Arjen Robben huqi penaltinë, por pak minuta pas kësaj Sandro Wagner barazoi rezultatin.
Bavarezët siguruan fitoren në minutën e fundit të takimit, kur Thomas Muller arriti të tund rrjetën kundërshtare dhe të sigurojë tre pikët.