Bayern Munich nuk ka ndërmend ta shesë yllin e skuadrës, Michael Olise, pavarësisht interesimit të madh nga Real Madrid, që raportohet se po e ndjek nga afër situatën e tij.
Sipas raportimeve në mediat gjermane, Olise konsiderohet një nga lojtarët kyç të skuadrës dhe drejtuesit e klubit e shohin atë si një element të rëndësishëm për të ardhmen afatgjatë, transmeton Klankosova.tv.
Për këtë arsye, largimi i tij nuk është në diskutim, madje as në rast të ndonjë oferte rekord nga klubet e mëdha evropiane.
Forma e mirë dhe paraqitjet mbresëlënëse të tij kanë bërë që ai të jetë ndër lojtarët më të vlerësuar në skuadër, duke fituar besimin e stafit teknik dhe të drejtuesve të klubit.
Megjithë interesimin në rritje nga klubet elitare, qëndrimi i Bayern Munich mbetet i qartë se Michael Olise nuk është në shitje dhe konsiderohet i paprekshëm te klubi gjerman.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.