Lajmet e fundit

Ka pasur fjalë kohën e fundit se Pep Guardiola mund të largohet nga pozita e menaxherit të Bayern Munich, por drejtuesit e klubit bavarez duket se kanë gjetur atë që do ta zëvendësojë spanjollin.
Carlo Ancelotti është njeriu për të cilin bëhet fjalë. Ai refuzoi që këtë verë të marrë drejtimin e Milanit, ndërsa prej kur u shkarkua nga Real Madrid nuk ka marrë ndonjë skuadër nën menaxhim.
Problemi është se në Angli nuk ka ndonjë klub ku ai mund të zë vend, Klopp sapo ka marrë drejtimin e Liverpool, Ëenger është i paprekshëm, Van Gaal ka kontratë deri në vitin 2017, Manchester City kërkon të sjell Guardiolan, kurse tek Chelsea nuk pritet që ai të shkojë përsëri.
Pra edhe ashtu opsioni më i mirë mbetet Bayern Munich. Dhe nëse ai arrin marrëveshje me klubin gjerman do të bëhet trajneri i parë që ka udhëhequr skuadra në pesë ligat më të forta evropiane, transmeton Klan Kosova.