Lajmet e fundit

Ylli i Real Madrid, Gareth Bale, është joshur nga një ofertë prej 100 milionë euro nga Bayern Munich.
Uellsiani ishte në top formë të dielën, ku shënoi dy gola për Mbretërit, duke rikthyer rezultatin fillimisht në 2:1 dhe më pas për ta përmbyllur takimin me rezultat të thellë, 7:1, shkruan Don Balon, përcjell Klan Kosova.
Pavarësisht kësaj e ardhmja e Bale në Bernabeu është vënë në pikëpyetje, ndaj Bayern thuhet se është gati të luftojë për të nënshkruar me të shumë kërkuarin nga Manchester United.