Lajmet e fundit
Skuadra bavareze e ka vënë në shënjestër mesfushorin italian, që ka pasur paraqitje të mira për skuadrën torineze.

Claudio Marchisio në radarët e Bayern Munchen, që nga vera bëhet me trajner të ri, i cili po kërkon përforcimin e mesfushës.
Ekipi bavarez duket se është i vendosur në transferimin e mesfushorit të Juventusit.
Madje, vetë trajneri i ardhshëm i Bayern-it Carlo Ancelloti që e ka vendosur lojtarin në krye të listës të lojtarëve dhe kërkon ta ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm.
Marchisio ka një kontratë me bardhezinjtë që përfundon në Qershor të 2020. Pavarësisht kësaj drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për shërbimet e futbollistit.
Këtë sezon të Seria A, Marchisio nuk ka arritur të realizojë asnjë gol dhe një gjë e tillë nuk ndodhte prej gati 8 vitesh, që nga koha kur mesfushori luante për skuadrën e Empolit.
Sidoqoftë kjo statistik nuk ja ul aspak peshën e rëndësisë që ka lojtari tek “Zonja e Vjetër”.