Bayern Munich është i interesuar për ta transferuar në radhët e veta Elseid Hysajn.
Philip Lahm është në mbyllje të karrierës së tij me Bayernin e Mynihut dhe gjermanët prej kohësh janë vënë në kërkim të një zëvendësuesi.
Sytë e Bayern duket se janë drejtuar nga mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Elseid Hysaj, i cili shpesh herë është përfolur në shtypin gjerman si një alternativë e mundshme që mund të plotësojë hapësirat pas largimit të kampionit të botës.
Prestigjiozja gjermane “Tageszeitung” ka publikuar një intervistë ekskluzive me babain e mbrojtësit, Gëzim Hysaj. Ky i fundit pranon interesimin e Bayernit të Mynihut dhe e merr ketë si një vlerësim për djalin e tij.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.