Lajmet e fundit
Skuadra nga Allianz Arena është shumë e interesuar për ta transferuar sulmuesin argjentinas që ka shkëlqyer këtë edicion tek napolitanët.

Bayern Munich insiston për Gonzalo Higuain, por Presidenti i Napolit De Laurentis nuk heq dorë nga argjentinasi qe kerkon ta mbaje edhe per nje sezon.
El Pipita ka diskutuar më vëllain e tij, në lidhje më të ardhmen dhe duket se për momentin objektivi kryesor që ka sulmuesi është ai i fitmit të titullit kampion në Itali, fitimi i këpucës së artë dhe më pas do të vleresoje ofertat që do të shkojne në drejtim të tij.
Përsa i përket ofertave, Bayern Munich prej kohësh ka shfaqur interes për sulmuesin, madje trajneri i ardhshëm i bavarezve, Carlo Ancelloti e ka shprehur publikisht se do të dëshironte që në aventurën e tij të re në gjermani, të kishtë mundësi të stërviste Higuainin.
Nga ana tjetër, në garë për të pasur në dispozicion shërbimet e Higuain, qëndron dhe Man.United, por argjentinasi kërkon që vitin e ardhshëm të luaj në Champions League dhe per Dajtjë e Kuq, deri më tani duket se Champions është një mision që mbetet për tu arrir sezonin e ardhshëm, kështu që hipoteza për një transferim të mundshëm në Premier League bie poshtë.
Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis, duket se nuk ka ndërmënd të heqi dorë nga sulmuesi dhe kërkon ta mbajë atë të paktën edhe për 1 vit, duke e joshur Higuain me një rritje page dhe uljen e vlerës së klauzolës. De Laurentis pritet ti ofroj El Pipitës një pagë që kap shifrat e 7.5 milionë Eurove në sezon.