Lajmet e fundit

Shefi ekzekutiv e Bayern Munchen, Karl-Heinz Rummenigge, po e përcjell me kërshëri të madhe punën e kryetrajnerit të Ajaksit, Erik ten Hag, raporton TZ.
Ten Hag kishte punuar me bavarezët në kuadër të skuadrës së tyre të tretë nga vitet 2013-2015, ndërkaq ka bashkëpunuar edhe me Pep Guardiolën.
49 vjeçari po shijon një sukses të hatashëm me të rinjtë e Ajaksit duke arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe duke qenë mjaft afër kualifikimit në finale të kësaj gare.
Ai gjithashtu është në garë edhe për titullin e kampionit të Holandës, ku po shkon kokë më kokë me PSV Eindhoven.