Lajmet e fundit
Bavarezët treguan forcën ndaj mysafirëve, duke iu hakmarrë për humbjen në ndeshjen e parë, megjithëse kjo nuk ndryshoi asgjë në renditje, me PSG që mbeti lider, dhe Bayern në pozitën e dytë në grup

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3:1 në ndeshjen e xhiros së radhës të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Corentin Tolisso shkëlqeu me dy gola (37’ dhe 69’), ndërsa golin tjetër e shënoi Robert Lewandowski në minutën e tetë.
Golin e vetëm për mysafirët, që këtë fazë e mbyllën si lider i grupit, e realizoi Kylian Mbappe në fillim të pjesës së dytë.