Lajmet e fundit
Bavarezët u treguan më të zotët se Blutë e Londrës, duke i mposhtur me dy gola dallim në ndeshjen e luajtur në Singapor

Bayern Munich ka mposhtur Chelsea me rezultat 3:2, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të Champions Cup.
Bavarezët udhëhoqën me tre gola dallim, duke vënë në pozitë të vështirë djelmoshat e Antonio Conte.
Rafinha tundi rrjetën e Bluve vetëm gjashtë minuta pas nisjes së takimit.
Më pas dy gola i shënoi sulmuesi gjerman, Thomas Muller, në minutën e 12-të, përkatësisht në të 27-ën.
Blutë u kthyen pak para fundit të pjesës së parë, përmes Marcos Alonso, që shënoi të parin gol.
Ndërsa deri në fund të takimit nuk arritën të bënin më shumë, sesa të ngushtonin edhe pak rezultatin, përmes Michy Batshuayi.