Lajmet e fundit
Është hedhur shorti për sezonin e ri në Bundesliga.

Bayern Munchen do të hapë kampanjën 2015-16 në Bundesliga me ndeshjen kundër Hamburg më 14 gusht.
Kampionët në fuqi sezonin që shkoi në ndeshjen në Allianz Arena pati mposhtur Hamburgun me rezultat të thellë prej 8-0, ndërsa në ndeshjen kthyese gjithçka kishte përfunduar pa gola.
Të zgjedhurit e Pep Guardiolas, për ndeshjen e dytë udhëtojnë në Hoffenheim, për të vazhduar në Leverkusen.
Në anën tjetër, Wolfsburg sezonin e hapë me përballjen ndaj Eintracht Frankfurt.
Skuadra e drejtuar nga Dieter Hecking do të mundohet të përmirësojë fillimsezonin, pasi në vitin e kaluar fituan vetëm një nga katër ndeshjet e para.
Borussia Dortmund në të parën ndeshje të sezonit të ri do të përballet me Borussia Monchengladbach në Signal Iduan Park, nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Thomas Touchel.