Lajmet e fundit

Bayern Munchen ka shënuar fitore ndaj Real Madridit në kaudër të International Champions Cup që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Corentin Tolisso kaloi bavarezët në epërsi në minutën e 15-të ndërkaq në pjesën e parë nuk pati më gola.
Ndërkaq, në minutat 67’ dhe 69’. Robert Lewandowski dhe Serge Gnabry realizuan për ta çuar avantazhin e kampionit gjerman në 3:0.
E tëra që Real Madridi arriti ta bëjë ishte goli i Rodrygo-s në minutën e 84-të, tre minuta pasi portieri i Bayern-it, Sven Ulreich, u ndëshkua me karton të kuq.