Lajmet e fundit
Bayern Munchen po kërkon që të sjellë në radhët e veta mesfushorin kreativ të Chelsea, Eden Hazar. Ndërsa Manchester United është i interesuar për sulmuesin e bavarezëve, Thomas Muller.

Bayern Munchen po e kërkon mesfushorin e Chelseat, Eden Hazard. Mediet në Gjermani kanë shkruar së gjigantet gjerman janë gati të paguajnë 100 milionë euro për transferimin e yllit belg.
Në anën tjetër kjo skuadër mund ta humbas njërin nga lojtarët më të mirë, Thomas Muller. Gjithnjë sipas medieve, Muller kërkohet nga Manchester United. Madje drejtuesit e Unitedit kanë gati 55 milionë euro për transferimin e gjermanit.
Për të parë se a do të realizohen këto transferime duhet të pritet merkato e verës, ani pse largimi i Hazardit nga Chelsea dhe i Mullerit nga Bayern duken të pamundshme.