Lajmet e fundit

Bayern Munchen e ka zbehur interesimin në futbollistin e krahut te Lille, Nicolas Pepe, ka kuptuar Goal.
Për më tepër, ky medium shkruan që trajneri i bavarezëve, Niko Kovaq, e preferon yllin e Eintracht Frankfurt, Ante Rebic.
Në anën tjetër, Pepe është në shënjestër të Arsenalit, teksa kampionët gjermanë duan që ta gjejnë një zëvendësim për Arjen Robben dhe Frank Ribery të cilët do të largohen në fund të sezonit.