Lajmet e fundit

Bayern Munchen do ta kthejë vëmendjen kah Ousmane Dembele në rast se nuk arrin marrëveshje me Manchester City-n për Leroy Sane-në, sipas BILD.
Kampioni gjerman po e kërkon yllin e Qytetarëve që disa muaj, mirëpo frustrimi sa vjen e rritet, e kjo mund të shpie që ata t'i shkojnë pas francezit.
Në anën tjetër, Barcelona ka nevojë për para dhe hapësirë për ta blerë për së dyti herë Neymar-in, andaj shitja e Dembele-së do t'iu shkonte për shtati.