Lajmet e fundit

Kur supozohej se Bayerni i Munichut nuk do të ndërhynte në afatin kalimtar të janarit, vjen momenti kur duhet të bëjë lëvizje të shpejt.
Me Lëndimin delikat të Boatengut, Pep Guardiola me shumë mundësi do të blejë një qendërmbrojtës. Sipas “TZ”-së, Bayernit i duhet një lojtar me përvojë dhe që e njeh Evropën dhe nivelin më të lartë të futbollit, shkruan portalb.
Ai është lojtari me shqiptar nga Gostivari, e që mbanë shtetësinë gjermane, Shkodran Mustafi, aktualisht futbollist i Valencias. Do të ishte një nder për të dhe një shans tjetër për t’u konsoliduar si lojtar kryesor te “pancerat”. Mos të harrojmë se interes të hapur për te ka shprehur edhe kampioni aktual i Spanjës, Barcelelona.