Lajmet e fundit

Bayern Munchen ka shënur fitore bindëse prej 1:4 ndaj Augsburg-ut në javën e 29-të të Bundesligës.
Niklas Sule shënoi autogol, duke bërë që vendësit të avancojnë 1:0, mirëpo Bayern u kthye në lojë me golin e barazimit të shënuar nga Corentin Tolisso në minutën e 32-të.
James Rodriguez solli avantazhin e bavarezëve në minutën e 38-të, ndërkaq Arien Robben e dyfishoi atë në minutën e 62-të.
Golin e fundit në ndeshje dhe për Bayern-in e realizoi S Ëagner, tre minuta para fundit të takimit.
Kjo fitore çon Bayern-in në kuotën e 72 pikëve, 20 më shumë se Schalke në pozitën e dytë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.