Lajmet e fundit

Bayern Munchen ka shënuar fitore si mysafir i Koln me rezultat 1:3, në jaën e parafundit të Bundesligës.
Pjesa e parë kishte përfunduar 1:0 në të mirë të Koln, falë një autogoli të Niklas Sule në minutën e 30-të.
Megjithatë, kampioni gjerman tregoi dhëmbët në pjesën e dytë përmes tri golave të shënuara nga James Rodriguez (59’), Robert Lewandowski (61’) dhe Corentin Tolisso (78’).
Bayern tashmë pushon si kampion në pozitën e parë me 84 pikë, ndërkaq Koln veçse i ka thënë lamtumirë Bundesligës për vitin e ardhshëm.