Sërish Dinamo e Ilir Dajës ka treguar dhëmbët në Kategorinë Superiore të Shqipërisë dhe prapë protagonist është djaloshi nga Vushtrria, Baton Zabërgja.
Me golin e tij, "Nëndetësja" e ka fituar derbin e Tiranës, duke e mposhtur 1-0 Partizanin, njofton Klankosova.tv.
3 pikët për Cityn në këtë derbi i vulosi futbollisti kundërshtar, David Domgjoni, i cili e humbi penalltinë në minutën 95-të, duke goditur shtyllën e lartë.
Kur ish-timonjeri i Ballkanit, iu bashkua Dinamos, ajo gjendej e parafundit në renditje, kurse sot ngjitet në kuotën e 54 pikëve në kampionat, plot dhjetë më shumë se Partizani që gjendet në vendin e katërt.
Tabela e Superiores udhëhiqet nga kampionja aktuale, Egnatia e Rogozhinës, e cila me barazimin 2-2 ndaj Vllaznisë së Shkodrës, ka shkuar në 55 pikë, derisa kundërshtari i tyre i sotëm është i treti, me 51 sosh, raporton Klankosova.tv.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.