Lajmet e fundit

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është deklaruar pas ndeshjes të cilën e fitoi me rezultat të thellë 4-1 ndaj Ballkanit.
Batatina ishte i kënaqur me angazhimin e lojtarëve, teksa shtoi se pas fitores së sotme, do të luftojnë për kreun e tabelës, njofton Klankosova.tv.
“Në pjesën e parë luajtëm jo shumë mirë, nuk e kishim luajtur atë lojë që e dua si trajner, në pjesën e dytë u thashë lojtarëve që duhet ta ndryshojmë komplet strategjinë e lojës nëse duam t’i arkëtojm tri pikë”.
“Edhe me Prishtinën e kanë përcaktuar zëvendësimet , trajneri nuk është vetëm me mbajt stërvitje, trajneri tregohet edhe në lojë”.
“Valmir Veliu është kalibri i Milot Rashicës, mund të them që tash e ka formën që e ka pasë Miloti kur ka qenë në Kosovë”.
“Kur kam arritur me e mposhtë Prishtinën në minutat shtesë, Ballkani mendoj që është petull shumë e hollë për Llapin, teksa sot treguam që mund të luftojmë për kreun e tabelës, kampionati është shumë i gjatë, ne do shkojmë nga ndeshja në ndeshje, do ta bëjmë maksimumin”, ka thënë Batatina.