Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar lidhur me bastisjen në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), e cila u zhvillua në bashkëpunim dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit, aksioni u zhvillua për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.
Prokuroria njofton se aksioni është ende në zhvillim, ndërsa po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të zbardhur rastin në mënyrë të plotë, raporton Klankosova.tv.
https://klankosova.tv/policia-bastis-arbk-ne-u-d-e-kryeshefes-shoqerohet-ne-polici/
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.