Policia e ka realizuar edhe një tjetër bastisje në veri të Mitrovicës.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka konfirmuar për Klankosova.tv se kanë ka asistuar zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës, në kontrollin e një zyrë ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV.
Elshani tha se Prokuroria ka hapur rastin “Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”.
“Sot rreth orës 11:30 Policia e Kosovës ka asistu zyrtar të BQK-s në realizimin e një kontrolli në një zyre ku ka qenë duke funksionuar Sigurimi DUNAV (DUNAV Osiguranje). Pas kontrollit nga ana e tyre në konsultim me Prokurorinë është hap rasti Keqpërdorim i Autorizimeve Ekonomike”, ka thënë Elshani.
Kjo degë e kësaj kompanie është mbyllur për shkak të dyshimeve se punonte pa licencë.
Më herët gjatë ditës policia e ka mbyllur zyrën e Administratës Tatimore të Serbisë, që zhvillonte aktivitet ilegal në veriun e vendit./Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.