Lajmet e fundit
Ish mesfushori i Bayern Munchen, që impreisonoi me paraqitjet e tij me ‘Djajtë e kuq’, qysh në javën e parë, mendon se ai mund të arrijë rezultate të mira në klubin e tij të ri.

Bastian Schëeinsteiger është i bindur se Manchester United ka kualitet të mjaftueshëm për të fituar trofe këtë sezon.
Fituesi i Kupës së Botës nënshkroi kontratë tre vjeçare me skuadrën nga ishulli, duke i dhënë fund qëndrimit të tij tek Bayern Munchen.
Pas stërvitjeve njëjavore me skuadrën e tij të re, reprezentuesi gjermani ka impresionuar me aftësitë e tij, ndërssa beson se ata mund të jetë kandidat për titull.
“Mund të them që kualiteti është i lartë”.
“Me këtë skuadër mund të fitojmë titull, këtë mund ta them me siguri”.
“Kemi mbrojtje të fortë dhe lojtarë që mund të bëjnë ndryshimin në ndeshje të mëdha”.
“Do të ketë prurje të reja, ndaj mendoj se ka shumë mundësi dhe kualitet”.
Schëeinsteiger paraqitjen e parë në fanelëne United e pati në fitoren 1-0 ndaj America, në International Champiosn Cup, të shtunën.