Legjenda e basketbollit amerikan, Michael Jordan, feston sot ditëlindjën e 59-të.
"MJ" llogaritet si lojtari më i mirë i gjitha kohërave në këtë sport, pas sukseseve që kishte arritur me Chicago Bulls nga viti 1984 deri më 1998, njofton Klankosova.tv.
Gjatë kësaj periudhe, Jordan kishte udhëhequr "demat" në fitimin e gjashtë titujve kampion, që janë të vetmit në histori të këtij klubi.
Krahas sukseseve ekipore, amerikani kishte fituar edhe dy medalje të arta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Lojërat Olimpike "Los Angeles 1984" dhe "Barcelona 1992".
Pesë herë lojtari më i vleshëm në "NBA", ishte edhe pjesë e Washington Wizards nga viti 2001 deri më 2003, duke qenë aventura e tij e fundit si basketbollist.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.