Basketbollisti amerikan, Brandon Walters, është shpall MVP i xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Walters shkëlqeu në fitoren e Pejës si vendase përball Rahovecit, duke shënuar 24 pikë, e duke bërë 15 asistime, njofton Klan Kosova.
Për qendrën e Pejës, kjo është hera e parë që zgjidhet MVP i xhiros, që prej transferimit të tij në 'Karagaçi'.
Ndërkohë top-5 lojtarët me indeksin më të lartë në xhiron e 16-të ishin Christopher Hortman i Vëllaznimit 37, Brandon Walters i Pejës 37, Endrit Hysenagolli i Bashkimit 34, Marvin Jones i Rahovecit 33 dhe Daniel Lekndreaj i Sigal Prishtinës 30.

●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.