Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se Superkupa do të organizohet në Prishtinë, pas kërkesës së kësaj të fundit.
Në njoftim thuhet se Superkupa do të organizohet nga data 7 dhjetor deri më 11 dhjetor, transmeton Klankosova.tv.
“Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 21.11.2022 e ka shqyrtuar ofertën e KB Sigal Prishtina për organizimin e Superkupës së Kosovës në datat 07-11 Dhjetor 2022 në Prishtinë dhe njëherësh e ka miratuar këtë ofertë, si dhe e ka udhëzuar KB Sigal Prishtina që të fillojë përgatitjet për këtë event madhështor, konform Udhëzuesit për Organizimin e Superkupës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.