Sot do të luhen edhe dy ndeshje në kuadër të xhiros së 10-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Vëllaznimi që ka ngritje të formës do të ndeshet me Sigal Prishtinën.
Kuqezinjtë kanë katër fitore e pesë humbje, kurse ajo prishtinase pesë fitore e katër humbje, andaj pritet një ndeshje interesante, ndërsa palestra ‘Shani Nushi’ në Gjakovë pritet të jetë e mbushur me adhurues të basketbollit.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje zhvillohet mes skuadrave prizrenase, Ponte Prizrenit dhe Bashkimit, transmeton Klankosova.tv.
Ponte ka tri fitore e katër humbje, kurse Bashkimi tri fitore e gjashtë humbje. Tifozët prizrenas kanë rastin të shohin një përballje të bukur në “Sezai Surroi”.
Prince Caffe Superliga - Java 10
E diel
17:00 Vëllaznimi - Sigal Prishtina
19:00 Ponte Prizreni – Bashkimi
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.