Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës A, Christos Marmarinos, në konsultim me shtabin teknik, ka shpallur listën e gjerë të basketbollistëve për ndeshjen e qershorit ndaj Danimarkës, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.
Në listën e gjerë janë ftuar 14 basketbollistë, të cilët do të mbikëqyren dhe më pas do të shpallet lista përfundimtare, transmeton Klankosova.tv.
Stërvitjen e parë basketbollistët e zhvillojnë të premten (17.06.2022) nga ora 18:00 në palestrën sportive të Kolegjit "ISP" në Marigona Residence.
Sa u përket të ftuarve, për herë të parë te Kosova A janë ftuar basketbollistët Etnik Peci dhe Ardit Pepaj.
"Dardanët" e zhvillojnë ndeshjen me Danimarkën më 30 qershor. Kosova është në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë, ku renditet e dyta me tri pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Norvegjia në vendin e parë.
Numri i kombëtareve pjesëmarrëse në parakualifikime të FIBA Eurobasket 2025 është 10, ku një grup përbehet nga 4 kombëtare, kurse dy grupe tjera me nga 3 kombëtare.
Katër skuadra, tre fituesit e grupeve dhe një kombëtare, e cila është e renditur në pozitën e dytë më së miri, do të kualifikohen për raundin e dytë parakualifikues. Raundi i dytë do të mbahet midis gushtit 2022, nëntorit 2022 dhe shkurtit 2023.
Lista e gjerë:
Valon Bunjaku
Amin Hot
Etnik Peci
Dardan Berisha
Mikaile Tmusic
Altin Morina
Meriton Ismaili
Ardit Pepaj
Drilon Hajrizi
Muhamedali Janjeva
Rron Ukaj
Samir Zekiqi
Gezim Morina
Fisnik Rugova
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.