Nga gjuajtja e lirë shënoi pikën e parë për Bashkimin, më pas Musab Mala realizoi edhe për tre pikë ndaj Sigal Prishtina.
Në anën tjetër te kryeqytetasit me lojë të mirë u veçua Meriton Ismajli. Rivaliteti mes këtyre dy basketbollistëve vazhdoi në gjithë pjesën e parë. Pas 20 minutash Ismajli shënoi 15 pikë kurse Mala 14.
Minimalisht 43-42, Prishtina avancoi ndaj Bashkimit.
Çuditërisht në çerekun e tretë sikur Ismajli ashtu edhe Mala qëndruan pothuajse gjatë gjithë kohën në bankë.
Te Bashkimi ndërkohë u veçua loja e Jr. Robinson i cili shënoi 13 pikë në çerekun e tretë,
10 minutshin e fundit, Bashkimi e nisi me shtatë pikë epërsi 66-57. Çereku final u karakterizua me rivalitet të ashpër.
“Bardh e kaltrit” provonin të afroheshin në rezultat, por Bashkimi me shënimet e Hoehn mbronte epërsinë. Në fund të buzëqeshur dolën “Arpagjikt” nga Prizreni që triumfuan 89-80.
Në fitoren e tetë në Prince Caffe Superliga për Bashkimin më i dalluari ishte Sena Hoehn me 22 pikë.
Kronikë e përgatitur nga gazetari Andi Shabani.
https://www.youtube.com/watch?v=ASt5FdhjI1o
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.