Fundori amerikan Isaiah Cousins, MVP i ligës ENBL për sezonin 2024/25, është përforcimi më i ri i KB Bashkimit për edicionin e ardhshëm.
Ai vjen nga Inter Bratislava, ku shkëlqeu me mesatarisht 18.4 pikë, 5.0 kërcime dhe 4.3 asistime në kampionatin sllovak.
Në arenën ndërkombëtare (ENBL), Cousins regjistroi 22.3 pikë për ndeshje.
“Isaiah Cousins, MVP i ligës ENBL për sezonin 2024/25 fundori amerikan me përvojë ndërkombëtare, është përforcimi ynë i radhës për sezonin 2025/26”, thuhet në postimin e K.B. Bashkimit në Facebook.
“Cousins vjen pas një sezoni shumë të mirë me Inter Bratislava në Sllovaki, ku shkëlqeu si në kampionatin vendor, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare!”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.