Zemrat e adhuruesve të flaktë të basketbollit do të rrahin fort edhe sot.
Në kuadër të javës së 20-të do të zhvillohen dy përballje mjaft interesante. Vëmendja kryesore do të jetë në Prizren, ku do të përballen KB Bashkimi dhe KB Peja.
Ndeshja pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë, duke nisur nga ora 17:00 në palestrën “Sezai Surroi”.
Ndërkohë, në Mitrovicë, në palestrën “Minatori”, KB Trepça do të jetë nikoqire e KB Rahoveci, në një sfidë që fillon në ora 19:30.
Këto ndeshje do të transmetohen në kanalet sportive të Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.