Bashkimi ka shënuar fitore në finalen e pestë ndaj Trepçës, me shifrat 85:77.
Ndonëse ndeshjen më mirë e nisën mitrovicasit duke e fituar 23-19, njofton Klankosova.tv.
Ndërsa në periodën e dytë, u rikthyen fuqishëm vendasit 29-19.
Edhe çereku i tretë ishte i baraspeshuar në parket, duke përfunduar 18-17 në favor të Trepçës.
Kurse dhjetë minutëshi i fundit ishte që vulosi fitoren e “Arpagjikëve”, duke u kryer kjo ndeshje në fund 85-77.
Kështu tani seria shkon në finalen e gjashtë, me tre fitore të Trepçës dhe dy të Bashkimi.
Skuadra që shënon katër fitore do të shpallet kampione e Kosovës.
Trepça synon ta mbrojë titullin e kampionit, kurse Bashkimi trofeun e parë pas vitit 2018.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.