Lajmet e fundit

Bashkimi e ka fituar kampionatin e sivjetmë të basketbollit pasi e ka mposhtur Sigal Prishtinën 3:1 në serinë finale.
Fitoren e tretë, prizrenasit e arritën në palestrën “Sezair Surroi” pas një çereku vendimtar të katërt, ku edhe e siguruan epërsinë prej 16 pikësh në fitoren prej 77:61, ndonëse në tre çerekët e parë shkonte lojë e barabartë.
Kjo është hera e parë që Bashkimi e fiton Superligën, dhe kupa e fundit e fituar nga ta kishte qenë ajo e Kosovës 17 vjet më parë.