Bashkimi ka siguruar një vend në finalen e Ligës Unike në konkurrencën e femrave, pasi ka mposhtur Flamurtarin me rezultat të thellë 81:63 në gjysmëfinalen e dytë.
Skuadra prizrenase e dominoi takimin nga fillimi deri në fund, duke kontrolluar lojën në çdo çerek.
Megjithatë, epërsia më e madhe u krijua në minutat e fundit të ndeshjes, kur Bashkimi vulosi fitoren dhe kualifikimin.
Me këtë triumf, Bashkimi do të përballet në finale me Peja 03, duke bërë që këtë edicion të Ligës Unike të kemi një përballje tërësisht kosovare për titullin kampion.
Finalja zhvillohet nesër nga ora 19:30 dhe do të transmetohet në Artmotion.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.