Bashkimi është finalisti i dytë i Kupës së Kosovës në basketboll.
Në ndeshjen e dytë të zhvilluar në palestrën e sporteve ”Sezai Surroi”, skuadra prizrenase triumfoi ndaj asaj gjakovare me rezultat 90:73.
Vendasit arritën ta përmbysin rezulttatin prej nëntë pikësh nga ndeshja e parë, për të siguruar finalen.
Lejson Zeqiri i Bashkimit së bashku me Jericole Hellems të Vëllaznimit, ishin basketbollistët më të dalluar.
Të dy i realizuan nga 22 pikë në këtë përballje.
Në finale Bashkimi do të përballet me Trepçën, e cila e eliminoi Sigal Prishtinën.
Ndeshja Bashkimi - Vëllaznimi, u transmetua drejtpërdrejtë në kanalin Sport 1 të platformës më gjigande në trojet shqiptare, Artmotion.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.