Bashkimi nuk njeh humbje pas gjashtë javëve të para në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ata këtë herë mundën Pejën në “Sezair Surroi”, duke ua shkaktur humbjen e parë këtyre të fundit.
Prizrenasit avancuan gjatë tre çerekëve, por në të katërtin pejanët arritën të barazojnë rezultatin në 71-71.
Sidoqoftë, Arpaxhikët u këndellën sërish dhe arritën të triumfojnë me rezultat 83-79.
Kësisoj, Bashkimi mbetet i pari në tabelë me 12 pikë, teksa pejanët në të dytin me vetëm një më pak.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.