Klubi i Basketbollit Bashkimi ka zbuluar kalendarin e ndeshjeve në Grupin J të FIBA Europe Cup, ku do të përballet me tri skuadra të mëdha evropiane: Cibona Zagreb, Reggiana dhe JDA Dijon.
Për herë të parë në histori, prizrenasit do të luajnë në fazën e grupeve të kësaj gare prestigjioze, duke nisur rrugëtimin evropian para tifozëve të vet në Prizren.
Dueli i parë pritet të jetë mjaft interesant ku prizrenasit do të jenë nikoqir të gjigantëve kroat, Cibonës.
Me poshtë e gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të Bashkimit ne Fiba Europe Cup, ne kuadër të grupit J:
15 tetor – Bashkimi vs Cibona Zagreb (Prizren);
22 tetor – Reggiana vs Bashkimi (Itali);
29 tetor – Bashkimi vs JDA Dijon (Prizren);
5 nëntor – Cibona Zagreb vs Bashkimi (Kroaci);
12 nëntor – Bashkimi vs Reggiana (Prizren);
18 nëntor – JDA Dijon vs Bashkimi (Francë).
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.