Lajmet e fundit

Bashkimi e ka përmbysur Prishtinën në çerekun e tretë të super-derbit, duke e fituar me rezultat 17:29, ndërsa po udhëheq në me rezultat të përgjithshëm 63:69.
Prizrenasit janë në rrugë të mirë që ta mbajnë kreun e tabelës, pasi në anën tjetër, Trepça po udhëheq ndaj Pejës pak minuta para fundit të takimit.
Ndërsa, Prishtina kërkon fitoren në këtë duel, në mënyrë që t’i mbajë gjallë shpresat për së paku vendin e dytë në tabelë.
[caption id="attachment_2542281" align="alignnone" width="670"]
Renditja aktuale në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll[/caption]
Dy pozitat e para të renditjes tabelare kualifikohen direkt në gjysmëfinale, kurse nga vendi i tretë deri te i gjashti, matin forcat në çerekfinale.
Ajo skuadër e cila e përfundon sezonin e rregullt si e treta, përballet me atë që mbetet në pozitën e gjashtë, kurse vendi i katërt ndeshet me të pestin, raporton Klankosova.tv.
Në gjysmëfinale kualifikohet kush i arrinë dy fitore (2-0 ose 2-1).
Vendi i parë e pret fituesin e duelit ndërmjet pozitës 4 e 5, kurse vendi i dytë luan me atë që triumfon ndërmjet 3 dhe 6.
Super-derbi ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit po transmetohet drejtpërdrejt në kanalin Sport 1 të platformës kryesore shqiptare, ArtMotion.