Gjysmëfinalet e “play-off”-it në basketbollin kosovar vazhdojnë sonte, ku në Prizren do të zhvillohet përballja mes Bashkimit dhe Borës.
Seria është në barazim 1-1, duke i dhënë kësaj ndeshjeje një peshë të veçantë në garën për finalen. Të dyja skuadrat synojnë të marrin epërsinë dhe të hedhin një hap të madh drejt finales.
Ndeshja luhet në Prizren, me fillim nga ora 19:30, dhe transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion.
Dueli mes këtyre dy ekipeve ka qenë i balancuar gjatë gjithë sezonit, me rezultat të përgjithshëm 3-3, çka lë të kuptohet se edhe kjo sfidë pritet të jetë e luftuar deri në fund.
Me gjithçka ende të hapur dhe me formën që kanë treguar, tifozët mund të presin një ndeshje me ritëm të lartë, intensitet dhe rivalitet të madh në parket./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.