Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z.Bashkim Krasniqi në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.
Kjo u bë e ditur nga Zyra e Kryeministrit për media, transmeton Klankosova.tv.
"Kryeministri Kurti e uroi z. Krasniqi për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja", thotë ZKM-ja.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.