20.02.2021 · përditësuar para 1966 dite1 min lexim
Transplanti i veshkës që Qëndrim Abazi bëri para tre vjetësh ka dështuar.
Organi që iu dhurua nga nëna, nuk i kreu punë 27 vjeçarit nga Ferizaj.
Kështu, ai duhet t’i nënshtrohet sërish një operacioni të njëjtë, meqë i është përkeqësuar gjendja, njofton Klan Kosova.
Për transplantin e veshkës që tash ia dhuron bashkëshortja, familjes i duhet një shumë të cilën e ka të pamundur ta sigurojë.
Andaj, po kërkon ndihmë nga të tjerët.
Vullnetmirët që duan ta ndihmojnë Qëndrim Abazin, mund të kontaktojnë përmes këtij numri: 045858992
https://www.youtube.com/watch?v=SKWQfV9i9I4
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.