Lajmet e fundit
Rocku kosovar do të pasurohet edhe më një album rrezatues.

Janë vetëm 16 sekonda të një videoklipi që po qarkullon nëpër rrjetet sociale nga kjo e hënë.
Pos një vajze lozonjare që duket në plan të parë, vetëm buzët e peshkut që paraqitet në fund të videos paralajmërojnë diçka të re që mund të vijë.
Gjithçka duket e paqartë.
Por, një zë mashkulli që dëgjohet në sfond mund ta zbërthejë këtë enigmë.
Adhuruesit e rockut shqiptar mund të aludojnë se kush është këngëtari prapa kësaj videoje 15 sekondëshe.
Ai është Alban Nimani.
Këngëtari nga Prishtina që rikthehet me bendin e tij të vjetër - Asgjë Sikur Dielli.
Këtë e konfirmojnë burimet e Klan Kosovës.
Nimani viteve të fundit kishte vazhduar karrierën e tij si solo këngëtar, për t’u rikthyer edhe një herë në pozitën e frontmenit të rock bendit të njohur.
Asnjëri nga anëtarët e bendit nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se për çfarë bëhet fjalë.
Mirëpo, Klan Kosova merr vesh se bëhet fjalë për këngën nga albumi i ri i bendit nga Prishtina, që do të publikohet së shpejti.
Gjithçka pritet të zyrtarizohet brenda pak ditësh.
Asgjë Sikur Dielli u krijua në vitin 1996 nga Alban Nimani (vokal) dhe Bujar Hondozi (kitarë).