Lajmet e fundit

Lulzim Basha deklaroi nga Shkodra se mori përgjegjësitë e tij duke u larguar nga drejtimi i PD-së për t’i hapur rrugë bashkimit te demokratëve, por këtë gjë sipas tij nuk po e bën Sali Berisha.
Basha theksoi se me persona “non grata”, PD humb vlerat pro-perëndimore për të cilat është themeluar.
I pyetur nëse do të kandidojë për president, Basha tha se këto zëra janë gënjeshtra të fabrikuara po nga Sali Berisha. “Nuk ka absolutisht asnjë gënjeshtër që qarkullohet për të hequr vëmendjen nga të vërtetat e dhimbshme. E vërteta e dhimbshme është kjo: një person i shpallur non grata i ka shpallur luftë çdo personi që mendon ndryshe në PD. Mos bini bre e trukeve, ditë për ditë non gratat shpallin nga një gënjeshtër për të tërhequr vëmendjen”, tha Basha./A2