Lajmet e fundit

Kryeparlamentari në detyrë Dimal Basha ka bërë homazhe në nderim të ish-shefit të Kuvendit, Nexhat Daci, i cili vdiq dje në moshën 81-vjeçare.
Basha shfaqet i shoqëruar nga ish-deputetja Mimoza Kusari-Lila, raporton Klankosova.tv. Ai ka shkruar edhe në librin e zi për të shprehur ngushëllimet e tij.Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i Nexhat Dacit do të bëhet sot, ndërsa e pamja do të mbahet nga data 3 deri më 5 janar. /Klankosova.tv