Lajmet e fundit
Presidenti i Barcelonës beson se sulmuesve të klubit duhet t’u njihet shpërthimi i sezonit të shkuar, që çoi në fitim të tripletës.

Josep Maria Bartomeu beson se Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar duhet të jenë në garë për Topin e Artë të 2015-ës.
Treshja sulmuese luajti rol kyq në fitimin e tripletës nga katalanët sezoni e shkuar, duke shënuar 122 gola.
Cristiano Ronaldo e ka fituar dy herët e fundit Topin e Artë, por Bartomeu nuk beson se asi i Real Madridit duhet të jetë në treshen garuese për trofeun e këtij viti.
“Messi, Suarez dhe Neymar meritojnë të jenë në treshen garuese për Topin e Artë”.
As Suarez, por as Neymar nuk kanë qenë kurrë në listën e ngushtë për këtë çmim, ndërsa Messi e ka fituar atë plot katër herë.
Messi shënoi 58 gola në 57 ndeshje dhe konsiderohet favorit për të fituar këtë vit trofeun më të vlefshëm në nivel personal në futboll.