Lajmet e fundit
Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se nuk ka asnjë ofertë drejtuar klubit për Pedro Rodriguez.

Spanjolli është përmendur për një kalim të tij në Preimer League, ndërsa të interesuara për të është raportuar se janë Arsenal, Manchester United dhe Chelsea.
“Ne nuk kemi pranuar asnjë ofertë për asnjë lojtar” ka thënë Bartomeu.
Ai ka thënë se nëse dikush dëshiron që të blejë ndonjërin nga lojtarët tonë, atëherë për këtë duhet biseduar me neve si drejtues të klubit.
Barcelona aktualisht është në turneun në SHBA si pjesë e fazës parapërgatitore për sezonin e ri. Barça ka fituar ndeshjen e parë kundër LA Galaxy me rezultat 1:0, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova