Lajmet e fundit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka këmbëngulur se ylli i klubit, Lionel Messi “nuk do të largohet kurrë” nga ky klub dhe që tërë karrierën e tij do ta kalojë aty.
32 vjeçari dhuroi një paraqitje tjetër brilante në fitoren 3:0 të katalanasve kundër Liverpoolit në gjysmëfinalen e Champions League.
“Ai ndoshta do të mund të luajë deri në moshën 45 vjeçare, s’i dihet”, ka thënë ai për Guardian, transmeton Klan Kosova.
“Ne e dimë se ai do të luajë edhe tre, katër, pesë vjet më tepër – nuk e dimë sa, por aq sa ai të dojë”.
“Jemi duke përgatitur lojtar si Dembele, Lenglet dhe Arthur për të ndërtuar ekipin kur Messi të largohet, por shoh se kjo nuk do të ndodhë gjatë”.
“Nuk mendoj se kjo ditë është afër. Ju themi lojtarëve që luajnë dhe stërviten me të: Jepeni më të mirën çdo minut”.
“Po flasim për një familje por është herët të thuhet. Ai është futbollist. Kështu që ne flasim për futbollin, pra ai do të qëndrojë me ne. Ai është shtylla e klubit”.
Bartomeu ka thënë se Messi edhe kur të largohet do të jetë i Barcelonës përsëri.