Lajmet e fundit
Ish presidenti dhe kandidati për president të ri të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka komentuar një varg çështjes përfshirë edhe marrëdhëniet e Ibrahimoviq me Pep Guardiolën të cilat tha se ishin shumë të tensionuara.

Josep Maria Bartomeu ka hedhur dritë në marrëdhëniet e tensionuara mes Zlatan Ibrahimoviq dhe Pep Guardiola.
Ish presidenti i Barcelonës tash kandidat në zgjedhjet e reja për këtë post, ka pranuar se agjenti i suedezit i pati thënë se sulmuesi “do ta godasë Guardiolën” një ditë.
Këto komentë erdhën pasi ai në një ngjarje të klubit të tenisit të Barcelonës foli për lidhjet e tij me Raiolan, që në të njejtën kohë është edhe agjent i Paul Pogba, siç po bënë edhe Joan Laporta.
Bartomeu poashtu ka deklaruar se ka gati një nënshkrim, por refuzoi të flasë se për kë bëhet fjalë para se të zgjidhet në krye të skuadrës.
Megjithatë, ai tha se skuadra i ka kërkuar një mesfushor specifik, por nuk përmendi emrin.