Kronikë nga gazetari: Arlind Beqiraj
Matjen e bëri dikush tjetër, por me të u krenua partia në pushtet.
Barometri Ballkanik paraqiti Kosovën lidere në rajon me nivelin më të ulët të papunësisë, raporton Klan Kosova.
Vetëm 4% e popullatës doli të jetë e papunë, derisa pas saj vjen Serbia me 7% të të papunëve, Mali i Zi 9 e Maqedonia e Veriut 13 për qind.
E kjo për Lëvizjen Vetëvendosje nuk është e habitshme.
Por, ndryshe mendon ekonomisti Mustafë Kadriaj. Ai nuk i beson Barometrit Ballkanik, e nuk pajtohet as me deklarimin e VV-së për investime.
E gënjeshtër këtë të dhënë e ka quajtur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.
Madje ai ka ironizuar duke thënë se në Gjermani papunësia është 3.7% e Kosova veç pak më keq, 4%. /Klankosova.tv
https://youtu.be/19NUmFbgiu0
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.