Lajmet e fundit
Tranquillo Barnetta ka marrë një vendim të madh duke u larguar nga skuadra e Schalke 04. Ai ishte i huazuar të skuadra e Eintracht Frankfurt.

30-vjeçari ka njoftuar se do të largohet nga futbolli gjerman.
“Kam vendosur të largohem nga Schalke dhe e ndiej se kam nevojë për një sfidë të re”, ka thënë Barnetta.
“Spanja, Anglia ose Italia do të jenë zgjedhja ime e parë”, ka shtuar Barnetta, i cili ka një përvojë të madhe në Bundesliga.
Mesfushori që luajti 75 ndeshje për kombëtaren e Zvicrës, ka treguar se është herët të rikthehet në elitën e futbollit zviceran.